Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Dracini, mirëpriti në një takim z. İbrahim Eker, pedagog pranë Universitetit të Shkencave Shëndetësore të Afyonkarahisarit, gjatë vizitës së tij akademike në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit të Shkencave Shëndetësore të Afyonkarahisarit.




