AKTIVITETI SHKENCOR DHE PROFESIONAL “AUTISM & ADHD UPDATE 2026”

Po zhvillohet aktiviteti shkencor dhe profesional “Autism & ADHD Update 2026”, organizuar nga NeuroBalance Academy, me pjesëmarrjen e mjekëve, psikologëve, terapistëve, logopedëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Në fokus të aktivitetit janë zhvillimet më të fundit shkencore dhe praktikat bashkëkohore në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e autizmit dhe ADHD-së.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit multidisiplinar për përmirësimin e cilësisë së kujdesit dhe mbështetjes së ofruar për fëmijët dhe familjet e tyre.

Programi vijon me sesione shkencore, prezantime dhe diskutime profesionale mbi diagnostikimin dhe vlerësimin klinik, zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit, analizën e aplikuar të sjelljes, ndërhyrjet terapeutike, si dhe sfidat e përditshme në menaxhimin e çrregullimeve të neurozhvillimit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vlerëson dhe mbështet veprimtari të tilla, të cilat kontribuojnë në përditësimin e njohurive, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të disiplinave të ndryshme.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.