INOVACIONI DHE LIDERSHIPI INFERMIEROR NË INTEGRIMIN E TEKNOLOGJISË NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

Një tjetër kontribut në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!

Në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe mbështetjes së studimeve të doktoratës, doktorantja Emisa Velo po zhvillon projektin e saj kërkimor me temë:

“Inovacioni për të nesërmen: Roli i infermierit lider në nxitjen e përdorimit dhe integrimit të teknologjisë në dhënien e kujdesit shëndetësor.”

Studimi fokusohet në rolin e infermierit në pozicion drejtues në nxitjen e inovacionit dhe integrimin e teknologjive të reja në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Kërkimi synon të evidentojë rëndësinë e lidershipit infermieror në promovimin e përdorimit të teknologjisë, mbështetjen e transformimit digjital dhe përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të kujdesit shëndetësor.

Ky projekt përfaqëson një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e infermierisë dhe inovacionit në shëndetësi, duke vënë në fokus rolin e profesionistëve të shëndetësisë në përshtatjen dhe integrimin e teknologjive bashkëkohore në praktikën klinike.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.