EFIKASITETI I TRAJTIMIT TË KOMBINUAR TË ADENOKARCINOMËS PULMONARE ME KIRURGJI DHE TRAJTIM SISTEMIK

Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!

Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-t për mbështetjen e studimeve të doktoratës, doktorantja Dr. Daniela Bega është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:

“Efikasiteti i trajtimit të kombinuar me kirurgji dhe trajtim sistemik të adenokarcinomës pulmonare.”

Ky projekt trajton një nga sfidat më të rëndësishme në fushën e onkologjisë dhe kirurgjisë torakale, duke vlerësuar rezultatet e trajtimit të kombinuar te pacientët me adenokarcinomë pulmonare.

Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e kërkimit dhe inovacionit në fushën e shëndetësisë.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.