Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-t për mbështetjen e studimeve të doktoratës, doktorantja Anila Cake është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:
“Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të infermierëve dhe mamive në Shqipëri”
Ky projekt trajton një çështje me rëndësi të veçantë për sistemin shëndetësor, duke analizuar pasojat psikologjike të pandemisë tek personeli infermieror dhe mamitë, si dhe nevojën për ndërhyrje mbështetëse në këtë grup profesional.
Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e inovacionit në fushën e shëndetësisë.