Thirrje për projekt-propozime të përbashkëta në fushat e kërkimit shkencor dhe teknologjik, Shqipëri – Turqi 2026-2028

Hapet thirrja për aplikim për Projekt-Propozime të përbashkëta të kërkimit shkencor dhe teknologjik, Shqipëri – Turqi 2026-2028

Kush mund të aplikojë:
Kërkues shkencorë me gradën “Doktor”, të punësuar në institucione publike ose private, të angazhuar në kërkim shkencor.

Financimi dhe kohëzgjatja:


Kohëzgjatja: 2 vite

Shuma maksimale: deri 10,000 EUR/viti (maksimum 20,000 EUR për projekt)

Fondet përdoren për mobilitet, publikime dhe shpenzime administrative të projektit

Afatet:

• Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 06 Mars 2026

Si të aplikoni: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB) në zyrën e Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar udhëzuesin e plotë, klikoni këtu:

https://nasri.gov.al/thirrjet/thirrje-per-projekt-propozime-te-perbashketa-ne-fushat-e-kerkimit-shkencor-dhe-teknologjik-shqiperi-turqi-2026-2028

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin Tuaj!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.