Doktoratura me temë: Studim Farmakoekonomik i trajtimit të artritit reumatoid me terapi me barna biologjike në krahasim me terapitë me barna të tjera.
Ky projekt trajton një çështje me rëndësi të veçantë në fushën e farmakologjisë dhe ekonomisë së shëndetësisë, duke u fokusuar në vlerësimin farmakoekonomik të trajtimit të artritit reumatoid me barna biologjike, në krahasim me alternativat e tjera terapeutike.
Studimi synon të analizojë kostot dhe efektivitetin e trajtimeve të ndryshme, duke kontribuar në identifikimin e alternativave terapeutike më efikase dhe në mbështetjen e marrjes së vendimeve të informuara për përdorimin e burimeve në sistemin shëndetësor.