REKTORI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PROF. DR. XHELADIN DRAÇINI, PRITI NË NJË TAKIM PROF. DR. IDIT MATOT

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në një takim Prof. Dr. Idit Matot, Presidente e zgjedhur e Shoqatës Evropiane të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv (ESAIC) dhe personalitet i shquar ndërkombëtar në fushën e anesteziologjisë.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërkombëtar, shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve universitare dhe shëndetësore.

Prof. Dr. Matot drejton Departamentin e Anesteziologjisë, Kujdesit Intensiv dhe Analgjezisë në Tel Aviv Sourasky Medical Center. Ajo është vlerësuar për arritjet e saj shkencore dhe akademike, angazhimin në edukimin mjekësor dhe kontributin në zhvillimin e anesteziologjisë shqiptare.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e nxitjes së nismave të përbashkëta, promovimit të ekselencës akademike dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e mjekësisë, edukimit dhe kërkimit shkencor.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me personalitete dhe institucione të njohura ndërkombëtare, duke promovuar shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e mjekësisë bashkëkohore.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.