NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 158, datë 19.11.2026 “For miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës, personel akademik “Lektor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë :

  1. Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë diplomuar në degën mjekësi e përgjithshme;
  5. Të zotërojë të paktën gradën shkencore “Doktor”;
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht;
  9. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit;
  11. Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
  • Kritere preferenciale:
  1. Preferohet të ketë eksperiencë mësimdhënie në programe studimi Teknik Laboratori;
  2. Të ketë kryer Specializimin për Mjek Laboratori (Klinik/Biokimik);
  3. Të ketë eksperiencë pune klinike në fushën përkatëse;
  4. Të ketë aktivitet shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën përkatëse;
  5. Të ketë eksperiencë mësimdhënie si personel akademik me kohë të plotë.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi (fotokopje të noterizuara) të gradës shkencore “Doktor”/ “PHD” të fituara jashtë shtetit. Për dëshmitë e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
  6. Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
  7. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
  10. Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
  11. Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
  12. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
  13. Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
  14. Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet positive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim.
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar),sipas përcaktimeve të mësipërme,në Zyrën e Protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike,  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSUNT, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  •  Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
  •  Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al      

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.