Quality assurance

Internal Quality Assurance Unit

Sigurimi i cilësisë është një ndër prioritet kryesore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i integruar në vizionin dhe misionin e tij, si një institucion me ndikim në shoqëri. Ky qëllim realizohet përmes përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, kërkimit shkencor dhe inovacionit, me fokus përgatitjen e profesionistëve të shëndetësisë të kualifikuar dhe konkurrues në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. UMT si i vetmi institucion publik i arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë, synon të konsolidohet si një institucion i njohur ndërkombëtarisht për kërkim shkencor dhe inovacion, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës dhe shërbimeve shëndetësore.

Sistemi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në UMT është i strukturuar në nivel institucional dhe në nivel njësie bazë, dhe përbëhet nga:

  • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) në nivel universiteti;
  • Njësitë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në nivel fakulteti (NJSBCF).

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë është struktura politikë-bërëse, mbikëqyrëse, vlerësuese, miratuese dhe garantuese e standardeve të cilësisë së UMT dhe të programeve të studimit të ofruara prej tij. NJSBC është organ kolegjial, i përbërë nga 7 anëtarë: 4 përfaqësues të personelit akademik nga njësitë kryesore të universitetit, një përfaqësues i Rektoratit të UMT-së, një përfaqësues i studentëve nga Këshilli Studentor i UMT dhe një ekspert i jashtëm. Anëtarët e NJSBC të UMT miratohen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit.

Në ushtrimin e funksioneve të saj, NJSBC mbështetet nga ana teknike nga Drejtoria përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në Rektoratin e UMT-së.

Proceset e sigurimit të cilësisë përfshijnë monitorimin periodik të: programeve të studimit dhe proceseve të mësimdhënies dhe mësimnxënies; kërkimit shkencor dhe aktiviteteve akademike; burimeve njerëzore; menaxhimit financiar; infrastrukturës; marrëdhënieve publike dhe ndërkombëtare, si dhe aktiviteteve sociale dhe kulturore. Këto procese zbatohen në mënyrë të strukturuar, sistematike dhe të vazhdueshme, me qëllim forcimin e kulturës së cilësisë dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm institucional.

Në zbatim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutit dhe Rregullores së UMT-së, si dhe objektivave të strategjisë së institucionit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është pjesë e vlerësimeve periodike në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit që ofron. Informacion i detajuar mbi akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit në UMT gjendet në linkun në vijim: https://umed.edu.al/rreth-nesh/sigurimi-i-cilesise/akreditimi/

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.