Aktivitet i edukimit në vazhdim, i akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional

U zhvillua me sukses aktiviteti i edukimit në vazhdim, i akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional, me temë:

“Seria themelore e Neurologjisë – Neurokirurgji – Onkologji Pediatrike”

Konferenca u organizua në bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Shërbimit të Neurokirurgjisë & Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike dhe Pediatrisë së Specialiteteve nr. 2.

Aktiviteti u nderua nga prania e Prof. Shlomi Constantini, një prej personaliteteve të shquara në fushën e neurokirurgjisë pediatrike, i cili solli përvojën e tij ndërkombëtare dhe ndau zhvillimet e fundit shkencore e profesionale në këtë disiplinë. Prof. Constantini mban disa pozicione udhëheqëse në shoqata ndërkombëtare të neurokirurgjisë, si ish-President i IFNE, ish-Sekretar i Përgjithshëm i ISPN, ish-President i ISPN 2018 dhe ish-Nënkryetar i EANS.

Ai ka botuar mbi 300 punime shkencore dhe është anëtar i bordeve redaktuese të shumë revistave mjekësore.

Interesi dhe ekspertiza e tij kryesore klinike janë në trajtimin e tumoreve të ndërlikuara të trurit dhe palcës kurrizore, në neuroendoskopi dhe në keqformime kongjenitale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, theksoi rëndësinë e aktivitetit për formimin profesional të mjekëve dhe për rritjen e cilësisë së edukimit të vazhduar, duke vlerësuar kontributin e stafit akademik dhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë.

Gjatë sesionit u trajtuan tema thelbësore në fushën e neurologjisë, neurokirurgjisë dhe onkologjisë pediatrike, duke ofruar një qasje bashkëkohore dhe praktike për zhvillimin profesional të pjesëmarrësve.

Aktiviteti, i akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional e UMT, kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional në fushën e mjekësisë.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.