BURSA STUDIMI PËR SHKOLLE VERORE PËR STUDENTËT DHE AKADEMIKË TE RINJ NGA EUROPA QENDRORE, LINDORE DHE JUGLINDORE

Studentët dhe akademikët e rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia (FYROM), Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina qe zotërojnë gjuhen gjermane (të paktën nivelin B1) kanë të drejtë të aplikojnë për bursat e shkollave verore për gjuhën gjermane në Bavari.

Bursat përfshijnë tarifën e kursit, akomodimin dhe ushqimin në një universitet bavarez.

Studentët  që duan të aplikojnë duhet të kenë përfunduar dy semestrat e vitit akademik pranë Institucionit të Arsimit të Lartë, në të cilin studiojnë dhe të paraqesin një listë notash.

Aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet e tyre me e-mail në BAYHOST (Qendra akademike e Bavarisë për Evropën qendrore, lindore dhe juglindore.).

 

Afati i aplikimit – 26 Mars 2018.

Për informacion  më të detajuar mbi aplikimin klikoni link-un e mëposhtëm:

http://www.bayhost.de/

ose  profilin zyrtar  në FaceBook

https://www.facebook.com/Bayhost-555365254630705/

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.