CEREMONIA E MIRËPRITJES SË STUDENTËVE TË RINJ – VITI AKADEMIK 2026–2027

Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, UMT u zhvillua ceremonia e mirëpritjes së studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2026–2027, duke shënuar fillimin e një etape të re në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Në ceremoni mori pjesë Zv. Rektorja, Prof. Dr. Suela Këlliçi, e cila përshëndeti studentët e rinj dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit, disiplinës dhe angazhimit përgjatë rrugëtimit të tyre universitar.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Asc. Silvana Bara, u përcolli studentëve urimet për fillimin e studimeve dhe theksoi rëndësinë e integritetit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit si vlera themelore në formimin e çdo profesionisti të ardhshëm të mjekësisë dentare.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u uron të gjithë studentëve të rinj një fillim të mbarë dhe një rrugëtim të suksesshëm akademik e profesional!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.