Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Shoqatës Shqiptare të Shkencave të Ushqyerjes (ASNS).

Sot, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Shoqatës Shqiptare të Shkencave të Ushqyerjes (ASNS).

Rektori i UMT, Prof. Dr. Xheladin Draçini dhe Presidentja e ASNS, Prof. Angela Andreoli, formalizuan këtë partneritet që synon të nxisë projekte të përbashkëta kërkimore, aktivitete shkencore e inovative, si dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese në komunitet.

Ceremonia shënoi një moment të rëndësishëm për të dy institucionet, duke hapur rrugën për bashkëpunime më të gjera në fushën e mjekësisë dhe të shkencës së ushqyerjes.

Ky akt nënshkrimi përfaqëson një hap domethënës në forcimin e partneriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në rritjen e cilësisë së edukimit e kërkimit shkencor.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.