DEKORIM I PROF. DR. PAJTIM LUTAJ ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka nderin të informojë se, më datë 04.02.2016, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SHTZ. Bujar Nishani dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” Profesorin Pajtim Lutaj, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të shquar si mjek dhe profesor i njohur i oftalmologjisë, për përcjelljen e përvojës së pasur shkencore tek brezat e rinj, si dhe për humanizmin e spikatur në ushtrimin e detyrës së tij me pacientët”.

Prof. Dr. Pajtim Lutaj mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të ORL-Okulistikës dhe është Pedagog i nderuar i lëndës së Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Prof. Lutaj është, gjithashtu, edhe mjek okulist në klinikën universitare të Okulistikës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT).

Within the framework of the Erasmus+ program, the call for applications for mobility is now open for the academic staff of the University of Medicine, Tirana, to the University of Medicine and Pharmacy, Craiova, Romania, for the first semester of the 2025/2026 academic year. ceremoninë e zhvilluar me rastin e dekorimit të Prof. Lutaj nderuan me praninë e tyre Ambasadori i Francës në vendin tonë SHTZ. Bernard Fitoussi, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, Profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.

Dekorimi i Prof. Dr, Pajtim Lutaj është, jo vetëm një vlerësim për punën e tij të palodhur profesionale dhe ekspertizën e lartë në shërbim të pacientëve, por edhe një nder i madh për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për kontributin e tij të vyer në përgatitjen shkencore dhe didaktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

  

            

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni Dekretin e Presidentit në linkun e mëposhtëm: 

 

                              REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më 10.02.2016

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.