Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit tonë të përgjithshëm.”

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, më 10 tetor 2025, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizoi një workshop ndërgjegjësues mbi rëndësinë e shëndetit mendor në komunitetin akademik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, theksoi rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin mendor si pjesë e pandarë e mirëqenies së përgjithshme, duke nënvizuar se universitetet duhet të jenë hapësira që promovojnë jo vetëm dijen, por edhe ekuilibrin emocional dhe social të studentëve dhe stafit.

Në këtë workshop morën pjesë pedagogë, studentë dhe staf administrativ, të cilët ndanë ide dhe përvoja mbi mënyrat konkrete të përmirësimit të mirëqenies mendore në mjedisin akademik.

Ky aktivitet u shoqërua me diskutime të hapura dhe me theks të veçantë mbi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një komunitet universitar të shëndetshëm, mbështetës dhe gjithëpërfshirës.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.