Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-t për mbështetjen e studimeve të doktoratës, doktorantja Dr. Daniela Bega është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:
“Efikasiteti i trajtimit të kombinuar me kirurgji dhe trajtim sistemik të adenokarcinomës pulmonare.”
Ky projekt trajton një nga sfidat më të rëndësishme në fushën e onkologjisë dhe kirurgjisë torakale, duke vlerësuar rezultatet e trajtimit të kombinuar te pacientët me adenokarcinomë pulmonare.
Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e kërkimit dhe inovacionit në fushën e shëndetësisë.