HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI

Në kuadër të programit  Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Type of Mobility Includes:

  • Student Exchange

Mobility Level:

  • Second cycle study program

Duration of Mobility

  • 5 months

Field of Study:

  • General Medicine

Koha e realizimit të mobilitetit:

Semestri i parë i vitit akademik 2024-2025 (Tetor 2024 deri në Shkurt 2025)

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet  klikoni në linqet e mëposhtme

https://eurep.auth.gr/

https://qa.auth.gr/saml_login
The grant includes:

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën, klikoni në  link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Documents to be submitted:        

  • CV në gjuhën Angleze
  • Photocopy of the passport
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Motivation letter in English
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof. Dr. Alma Idrizi.
Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:

Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme

https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Marreveshja-e-studimit-1.docx

Afati për aplikim: 17 Prill 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë,

Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1.docx

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.