Konferenca Kombëtare të Diabetit, Obezitetit dhe Metabolizmit

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Diabetit, Obezitetit dhe Metabolizmit, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që mblodhi së bashku ekspertë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga i gjithë vendi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin qendror që ka kërkimi shkencor në përballimin e sfidave të sëmundjeve metabolike. Ai vuri në dukje se diabeti dhe obeziteti nuk janë vetëm sfida mjekësore, por edhe shoqërore, të cilat kërkojnë qasje të integruara, edukim të vazhdueshëm dhe politika të bazuara në evidencë.

Gjithashtu, ai nënvizoi angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zhvillimin e programeve inovative të studimit, forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve me sëmundje metabolike.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.