KONFERENCA SHKENCORE “DIABET – PREDIABET – OBEZITET – ÇRREGULLIME METABOLIKE”

Konferenca Shkencore “Diabet – Prediabet – Obezitet – Çrregullime Metabolike”, një aktivitet që mblodhi profesionistë të shëndetësisë, pedagogë dhe studiues për të ndarë njohuritë dhe përvojat më të fundit në fushën e sëmundjeve metabolike.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve shkencore si ura lidhëse ndërmjet kërkimit, arsimit universitar dhe praktikës klinike, duke theksuar nevojën për qasje të integruara në përballimin e sfidave që paraqesin diabeti, obeziteti dhe çrregullimet metabolike.

Konferenca ofroi një forum të vlefshëm për diskutim shkencor dhe shkëmbim përvojash profesionale, duke sjellë në vëmendje zhvillimet më të reja në diagnostikim, trajtim dhe parandalim.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbështet dhe promovon nisma që kontribuojnë në avancimin e shkencës mjekësore dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.