Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Konferencën shkencore “Technological and Humanistic Pathways in Transforming Female Infertility”, e organizuar më datë 19 shtator 2025 nga SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Endoskopisë Gjinekologjike (SSEG) dhe Departamentin e Obstetrikë–Gjinekologjisë UMT.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Xheladin Draçini vlerësoi këtë aktivitet akademik si një mundësi të çmuar për të trajtuar zhvillimet më të fundit. Ai theksoi se konferenca të tilla luajnë një rol kyç në integrimin e kërkimit shkencor me praktikën klinike, duke kontribuar në avancimin e kujdesit shëndetësor për gratë.
Konferenca mblodhi profesionistë nga fusha të ndryshme të mjekësisë – obstetër–gjinekologë, endokrinologë, radiologë, embriologë, kardiologë, gjenetistë, farmacistë, infermierë dhe mami – të cilët ndanë përvoja, kërkime dhe perspektiva mbi transformimin e shëndetit riprodhues të gruas.
Urime organizatorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve për këtë iniciativë shkencore që kontribuon në zhvillimin e mjekësisë dhe inovacionit në Shqipëri!






