Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-t për mbështetjen e studimeve të doktoratës, doktorantja Brisilda Danaj është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:
“Kuadri i sëmundjeve inflamatore okulare në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.”
Ky projekt trajton një temë me rëndësi të veçantë në fushën e oftalmologjisë, duke analizuar karakteristikat klinike, diagnostikimin, menaxhimin dhe ndikimin e sëmundjeve inflamatore okulare te pacientët, me fokus në përmirësimin e qasjes diagnostike dhe terapeutike në praktikën klinike.
Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e inovacionit në fushën e shëndetësisë.