Leksion i hapur

Sot në sallën William A. Johnson, u zhvillua leksion i hapur me praninë e dy profesorëve të nderuar nga NYU Grossman School of Medicine, New York, SHBA,

Prof. Herbert Lepor

Prof. Shpëtim Telegrafi

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, vlerësoi kontributin e profesorëve të ftuar dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për forcimin e rolit të universitetit, si qendër ekselence në arsim, kërkim shkencor dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në funksion të avancimit të dijeve dhe përmirësimit të kujdesit ndaj pacientit.

Aktiviteti mblodhi studentë, pedagogë dhe profesionistë të shëndetësisë në fushat e urologjisë, imazherisë dhe nefrologjisë.

Ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe nxitjen e ndërkombëtarizimit në fushën e mjekësisë.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.