Në datën 25.05.2026, në Sallën e Senatit Akademik, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Radiologjia Intervencionuese”, me Lektor Prof. Asc. Ilirian Laçi.
Aktiviteti u organizua në kuadër të veprimtarive akademike me qëllim promovimin e njohurive bashkëkohore dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale në fushën e mjekësisë moderne.
Gjatë leksionit u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me radiologjinë intervencionuese, duke u ndalur në rolin e saj në diagnostikimin dhe trajtimin minimal invaziv të patologjive të ndryshme, si edhe në zhvillimet dhe teknikat më të avancuara të kësaj disipline.
Të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me procedurat moderne dhe rëndësinë klinike që radiologjia intervencionuese përfaqëson në praktikën mjekësore bashkëkohore.
Aktiviteti u karakterizua nga interes i lartë dhe diskutime profesionale mes pjesëmarrësve.











