Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, është nënshkrues zyrtar i Magna Charta Universitatum 2020 (MCU2020), një iniciativë ndërkombëtare që promovon vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Magna Charta Universitatum, e nënshkruar fillimisht në vitin 1988 dhe e përditësuar në vitin 2020, bashkon universitete nga e gjithë bota të angazhuara ndaj parimeve të autonomisë universitare, lirisë akademike, integritetit institucional dhe përgjegjësisë shoqërore. Anëtarësimi në këtë komunitet prestigjioz ndërkombëtar forcon pozicionin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në hapësirën evropiane dhe globale të arsimit të lartë, duke nxitur bashkëpunimin akademik, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zhvillimin institucional.