Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Mesdhetar, me synim forcimin e bashkëpunimit akademik, kërkimor dhe profesional midis dy institucioneve. Kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për:
Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore
Shkëmbimin e stafit akademik
Organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave të përbashkëta
Mbështetjen e iniciativave që rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit
Krijimin e mundësive të reja për përfshirjen e studentëve në aktivitete akademike dhe praktike
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon të zgjerojë partneritetet me institucione arsimore dhe kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe forcimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri.










