Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, me synim forcimin e bashkëpunimit akademik, kërkimor dhe profesional midis dy institucioneve. Kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për:

-Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore

-Shkëmbimin e stafit akademik

-Organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave të përbashkëta

-Mbështetjen e iniciativave që rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit

-Krijimin e mundësive të reja për përfshirjen e studentëve në aktivitete akademike dhe praktike

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon të zgjerojë partneritetet me institucione arsimore dhe kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe forcimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.