Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuarsi dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 141, datë 25.06.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Punëtor Mirëmbajtje” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Punëtor Mirëmbajtje” në Degën e Menaxhimit të Shërbimeve, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë :
- Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Merren me mirëmbajtjen e Institucionit dhe kryen rregullime të ndryshme të tavolinave, dritareve, dyerve, vendosje brava, xhama, rregullime të ndryshme mekanike, hidraulike, çbllokim banjo etj.;
- Përgjigjet në kohë, kryen dhe ndihmon në lëvizjen e materialeve brenda institucionit;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me teknikun e specialiteteve të ndryshme dhe një nga specialistët e Sektorit të Shërbimeve dhe Investimeve.
- Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar me ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilën konkurron;
- Të kenë përfunduar studimet e ciklit tetë / nëntë vjeçar ose të mesme;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
- Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njësuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
- Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën lidhur me pozicionin e punës.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al