NJOFTIM PËR 2 (DY) PERSONEL AKADEMIKË ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT, NË SHËRBIMIN E KARDIOLOGJISË LËNDA KARDIOLOGJI DHE SHËRBIMIN E KARDIOKIRURGJISË LËNDA KIRURGJI KARDIO-VASKULARE, SECILI TË KATEGORISË “PROFESOR”, ME TITULL AKADEMIK “PROFESOR I ASOCIUAR” OSE “PROFESOR”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr.59, datë 02.07.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për 2 (dy) pozicione pune, personel akademik me kohë të plotë, Departamenti i Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 2 (dy) personelëve akademikë me kohë të plotë në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, në Shërbimin e Kardiologjisë lënda Kardiologji dhe Shërbimin e Kardiokirurgjisë lënda Kirurgji Kardio-Vaskulare, secili të kategorisë “Profesor”, me titull akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  4. Të jetë diplomuar në degën mjekësi e përgjithshme.
  5. Të zotërojë titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron.
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  8. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
  9. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  10. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit.
  11. Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
  • Kritere specifike:
  • Të ketë formim në specialitetin përkatës:
  • Shërbimi Kardiologji (lënda Kardiologji) – specialitet në fushën e Kardiologjisë.
  • Shërbimi Kardiokirurgji (lënda Kirurgji Kardio-Vaskulare) – specialitet në fushën e Kardiokirurgjisë.
  • Kritere preferenciale (për të dy pozicionet vakante):
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën e specialitetit (vlerësohet më shumë kohëzgjatja më e madhe e eksperiencës në specialitet).
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi (fotokopje të noterizuara) të titujve Profesor/ Profesor i Asociuar. Për dëshmitë e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
  • Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
  • Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
  • Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
  • Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet pozitive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim;
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës, të Fakultetit të Mjekësisë,  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

E. Fusha e njohurive:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”.
  • Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  e-mail në adresën info@umed.edu.al  

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.