NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT DHE SPECIALIST NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”, në nenin 78 të Statutit të Universitetit të  Mjekësisë, Tiranë, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 2136 prot., datë 22.09.2020 “Kërkesë për shpalljen e vendeve vakante”, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë , shpall konkursin për 2 (dy) vende në pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:

Specialist në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Specialist”, në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  2. Preferohet të ketë eksperiencë punë në institucionet publike të arsimit të lartë;
  3. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  4. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatë/dëshmi që vërteton njohuri të programit të paketës Microsoft Office;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  9. Formulare vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit:05.10.2020 – 16.10.2020 (10 ditë pune)

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”.
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

  • Specialist në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Specialist”, në Sektorin e Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  2. Preferohet të ketë eksperiencë punë në Institucione publike të arsimit të lartë;
  3. Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  4. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  5. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e çertifikatë/dëshmi që vërteton njohuri të programit të paketës Microsoft Office;
  7. Kopje e noterizuar e deshmise se njohjes një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  10. Formulare vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit05.10.2020 – 16.10.2020 (10 ditë pune)   

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.