NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË TË KATEGORISË “LEKTOR”, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME (SHËRBIMI I HEMATOLOGJISË, LËNDA HEMATOLOGJI), NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuara si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 94, datë 17.09.2026 “For miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) pozicion pune, personel akademik me kohë të plotë, Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme (Shërbimi i Hematologjisë, lënda Hematologji), në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë :

  1. Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë diplomuar në degën mjekësi e përgjithshme;
  5. Të zotërojë të paktën gradën shkencore “Doktor”;
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht;
  9. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit;
  11. Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
  • Kritere specifike :

Të ketë fituar gradën “Doktor Shkencash” në fushën e Hematologjisë.

    • Kritere preferenciale:
    1. Preferohet të ketë eksperiencë si personel akademik me kohë të pjesshme;
    2. Të ketë eksperiencë mësimdhënie në Hematologji mbi 5 (pesë) vite;
    3. Të ketë 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune si hematolog në Shërbimin e Hematologjisë në struktura shëndetësore universitare;
    4. Të zotërojë gjuhën angleze;
    5. Të ketë marrë pjesë në organizimin e konferencave shkencore brenda dhe jashtë vendit;
    6. Të ketë prezantime në konferenca ndëkombëtare dhe kombëtare;
    7. Të ketë publikime shkencore;
    8. Të ketë marrë pjesë në grupe pune kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e hematologjisë.
    • Dokumentacioni i kërkuar:
    1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
    2. Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
    3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
    4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
    5. Dëshmi (fotokopje të noterizuara) të gradës shkencore “Doktor” / ”PHD” të fituara jashtë shtetit. Për dëshmitë e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
    6. Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
    7. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
    8. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
    9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
    10. Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
    11. Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
    12. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
    13. Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
    14. Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet positive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim.
    • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

    Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës, të Fakultetit të Mjekësisë,  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

    Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

    Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

    • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
    •  Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
    •  Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
    • Mënyra e vlerësimit:

    Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

    Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

    Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

    Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al      

    en_GBEnglish (UK)

    The search for information, event notification, etc.