Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79 “Punësimi i personelit administrativ”, në Statutin e UMT-së, në nenin 62 të Rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit admTranscripts of records for previous levels of study, notarised and translated into Englishnistrative të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, Transcripts of records for previous levels of study, notarised and translated into English ndryshuar, me Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 26, datë 18.04.2024 Për “Disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me nr. 207, datë 17.10.2024“Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë sëAuditimit të Brendshëm”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:
Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend të lirë punë në pozicionin “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
• Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 114/2015“For auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, Vendimin nr. 345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e procedurave të auditimit”, Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik;
• Kontrollon menaxhimin dhe përdorimin me efektivitet të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njësive shpenzuese;
• Kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza sipas orientimeve;
• Përgatit raportet për auditimet e kryera.
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
3. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
4. Të kenë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
5. Audituesi i Brendshëm duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profesion dhe të jetë i certifikuar si “Auditues i Brendshëm në sektorin publik”;
6. Nëpunësi civil ose punonjësi që punësohet në njësinë e auditimit të brendshëm dhe që nuk zotëron certifikatën si auditues i brendshëm, gjatë 3 vjetëve të parë punon nën mbikëqyrjen e drejtuesit të njësisë se Auditimit të Brendshëm ose të një audituesi të brendshëm të certifikuar dhe me eksperiencë. Brenda kësaj periudhe, ky punonjës i nënshtrohet detyrimisht procedurës së certifikimit si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”; Në rast se brenda këtij afati nëpunësi civil ose punonjësi nuk certifikohet si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”, i ndërpriten marrëdhëniet e punës, të cilat konsiderohen që janë ndërprerë për shkak të këtij ligji.
Kushtet:
1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse:
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
5. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidati/ët:
1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
5. Kopje e librezës së punës së noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
7. Completed vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Certifikatë / Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
11. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj të noterizuar;
12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
13. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në zyrën e Protokoll – Arkiv, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike me datën e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “For auditimin e brendshëm në sektorin publik”,
– Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë for drejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al