JOB VACANCY ANNOUNCEMENT FOR THE POSITION OF “CAREER AND STUDENT RELATIONS SPECIALIST” IN THE CAREER AND DEVELOPMENT BRANCH, FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES, UNIVERSITY OF MEDICINE, TIRANA

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 66, datë 22.07.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Specialist për karrierën dhe marrëdhëniet me studentët”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për vendin e lirë të punës “Specialist për karrierën dhe marrëdhëniet me studentët” në Degën e Karrierës dhe Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë:

  1. Kritere të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Bachelor dhe Master Profesional / Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore.
  • Kritere preferenciale:
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune 3 (tre) vjeçare;
  • Të ketë eksperiencë pune në Institucione të Arsimit të Lartë, në pozicione në marrëdhënie me studentët.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • Njohuri mbi praktika administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al  

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.