NJOFTIM PËR VENDIN E LIRE TË PUNËS “SPECIALIST PËR SPECIALIZIMET” NË DEGËN E SEKRETARISË MËSIMORE, FAKULTETI I MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 62, datë 08.07.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Specialist për specializimet”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për vendin e lire të punës “Specialist për Specializimet” në Degën e Sekretarisë Mësimore, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë :

  1. Kritere të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Kritere preferenciale:
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet;
  • Preferohet të kenë diplomë të studimeve universitare Master Shkencor;
  • Preferohen kandidatët që kanë punuar më parë në IAL publike ose private;
  • Preferohen kandidatët që zotërojnë dëshmi të gjuhës Angleze.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • Njohuri mbi praktika administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al  

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.