Përmbyllet Takimi Vjetor i Projektit PIECES mbi Parandalimin Parësor të Kancereve në Tiranë

U mbyll mbledhja vjetore plenare mbi parandalimin primar të kancereve, e cila u organizua nga UMT në partneritet me Akademinë e Shkencave dhe Institutin e Shëndetit Publik, në kuadër të projektit PIECES, të mbështetur nga Komisioni Europian. Në mbledhje, 15 institucione kërkimore nga 10 vende të BE-së, Ukraina dhe Shqipëria (e përfaqësuar nga UMT), paraqitën progresin lidhur me eksperimentimin në praktikën e shëndetit publik të instrumenteve inovative për programet e parandalimit parësor të kancereve.

Rreth 40% e kancereve mund të parandalohen, por shpesh programet shëndetësore hasin vështirësi në zbatim. Në një botë që po digjitalizohet çdo ditë, instrumente të ngjashme me “It-Fits Toolkit” dhe bibliotekat digjitale të praktikave efektive mund të ndihmojnë profesionistët e shëndetit publik në të gjithë hapat e ndërtimit të projekteve për parandalimin e kancereve. Dita e fundit e aktivitetit iu kushtua trajnimit mbi aplikimin e metodave kualitative në vlerësimin e programeve në shëndetësi.

Në mbyllje të aktivitetit u nënvizua se, megjithëse asistenca digjitale në parandalimin e kancereve nuk është një çelës magjik dhe dallimet në kontekste të ndryshme mbeten të rëndësishme, kjo është një qasje që mund dhe duhet të reflektohet në politikat e BE-së, si edhe në ato kombëtare. Nga ana tjetër, përfshirja e vazhdueshme e institucioneve shqiptare shkencore në rrjetet dhe projektet e kërkim-zhvillimit të BE-së do të ndihmojë në përmirësimin e vazhdueshëm të efektivitetit të ndërhyrjeve shëndetësore.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.