REKTORI I UMT-SË PRET PËRFAQËSUESET E TALLINN HEALTH UNIVERSITY NË KUADËR TË ERASMUS+

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në një takim përfaqësueset e Tallinn Health University of Applied Sciences, znj. Grete Söõru dhe znj. Paula Pajo, gjatë vizitës së tyre në kuadër të shkëmbimit të stafit Erasmus+ pranë UMT.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, zgjerimin e mundësive të mobilitetit akademik dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e ndërkombëtarizimit dhe arsimit të lartë.

Gjatë vizitës së tyre, ato do të njihen me strukturën akademike dhe administrative të UMT-së, do të zhvillojnë takime me stafin akademik dhe administrativ, si dhe do të vizitojnë fakultetet, laboratorët dhe mjediset universitare, me fokus shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimin e shkëmbimit akademik në kuadër të programeve Erasmus+.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.