SËMUNDJA ALKOOLIKE E MËLÇISË DHE DËMTIMET EKSTRAHEPATIKE TË LIDHURA ME PËRDORIMIN E ALKOOLIT

Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!

Në kuadër të mbështetjes së studimeve të doktoratës dhe zhvillimit të kërkimit shkencor, doktorantja Dorina Osmanaj është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:

“Sëmundja alkoolike e mëlçisë dhe dëmtimet ekstrahepatike të lidhura me përdorimin e alkoolit.”

Ky projekt trajton një çështje me rëndësi të veçantë në fushën e mjekësisë, duke u fokusuar në sëmundjen alkoolike të mëlçisë dhe në dëmtimet që përdorimi i alkoolit mund të shkaktojë në organe dhe sisteme të tjera të organizmit.

Studimi synon të analizojë lidhjen ndërmjet përdorimit të alkoolit, dëmtimit të mëlçisë dhe manifestimeve ekstrahepatike, duke kontribuar në një kuptim më të plotë të pasojave të konsumit të alkoolit në shëndetin e individit.

Ky sukses pasqyron angazhimin e doktorantëve dhe stafit akademik të UMT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.