Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të mbështetjes së studimeve të doktoratës dhe zhvillimit të kërkimit shkencor, doktorantja Dorela Hasankolli është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:
“Studim Farmakoekonomik i trajtimit të artritit reumatoid me terapi me barna biologjike në krahasim me terapitë me barna të tjera.”
Ky projekt trajton një çështje me rëndësi të veçantë në fushën e farmakologjisë dhe ekonomisë së shëndetësisë, duke u fokusuar në vlerësimin farmakoekonomik të trajtimit të artritit reumatoid me barna biologjike, në krahasim me alternativat e tjera terapeutike.
Studimi synon të analizojë kostot dhe efektivitetin e trajtimeve të ndryshme, duke kontribuar në identifikimin e alternativave terapeutike më efikase dhe në mbështetjen e marrjes së vendimeve të informuara për përdorimin e burimeve në sistemin shëndetësor.
Ky sukses pasqyron angazhimin e doktorantëve dhe stafit akademik të UMT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor bashkëkohor dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të kujdesit shëndetësor.