Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini dhe Drejtoreshës së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), znj. Anisa Subashi.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, me fokus të veçantë tek proceset e akreditimit, promovimi i kërkimit shkencor dhe mbështetja për zhvillimin akademik.
Ky takim nënvizoi përkushtimin reciprok për të garantuar një arsimm të lartë cilësor dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.


