Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit që vijnë si bashkëpunime të komunitetit të kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë në partneritet me biznesin, në kuadër të fondit të percaktuar si “Fondi për Projekte të universiteteve me biznesin përfshirë EUREKA”, në fushat prioritare si më poshtë:
- Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
- Biodiversitet dhe Mjedis
- Uji dhe Energjia
- Sisteme dhe Teknologji Informacioni
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 24.04.2023
Vlera maksimale e financimit te AKKSHI-se: 3,000,000 lekë;
Kohëzgjatja e projekteve PTI është 2 vjet, duke filluar si viti i parë i financimit 2023-2024.
Dorëzimi i aplikimeve
Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al
Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:
https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-1-Formati-i-aplikimit-për-IAL-BIZNES-1.docx