Hapet thirrja për aplikim për Projekt-Propozime të përbashkëta të kërkimit shkencor dhe teknologjik, Shqipëri – Turqi 2026-2028
Kush mund të aplikojë:
Kërkues shkencorë me gradën “Doktor”, të punësuar në institucione publike ose private, të angazhuar në kërkim shkencor.
Financimi dhe kohëzgjatja:
Kohëzgjatja: 2 vite
Shuma maksimale: deri 10,000 EUR/viti (maksimum 20,000 EUR për projekt)
Fondet përdoren për mobilitet, publikime dhe shpenzime administrative të projektit
Afatet:
• Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 06 Mars 2026
Si të aplikoni: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB) në zyrën e Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar udhëzuesin e plotë, klikoni këtu:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin Tuaj!