Doktoratura me temë: Trakeotomia perkutane: avantazhet dhe disavantazhet, komplikacionet torakale, diagnostikimi, trajtimi kirurgjikal dhe menaxhimi ndërdisiplinar ORL–Kirurgji Torakale.
Ky projekt trajton një temë me rëndësi të veçantë në praktikën klinike, duke analizuar përfitimet dhe kufizimet e trakeotomisë perkutane, komplikacionet torakale që mund të shoqërojnë këtë procedurë, si dhe qasjet diagnostike, trajtimin kirurgjikal dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar ndërmjet specialistëve të ORL-së dhe kirurgjisë torakale për një menaxhim sa më efektiv të pacientëve.
Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e inovacionit në fushën e shëndetësisë.