Një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-t për mbështetjen e studimeve të doktoratës, doktorantja Brikena Danaj është shpallur fituese e financimit për projektin e saj kërkimor me temë:
“Trakeotomia perkutane: avantazhet dhe disavantazhet, komplikacionet torakale, diagnostikimi, trajtimi kirurgjikal dhe menaxhimi ndërdisiplinar ORL–Kirurgji Torakale.”
Ky projekt trajton një temë me rëndësi të veçantë në praktikën klinike, duke analizuar përfitimet dhe kufizimet e trakeotomisë perkutane, komplikacionet torakale që mund të shoqërojnë këtë procedurë, si dhe qasjet diagnostike, trajtimin kirurgjikal dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinar ndërmjet specialistëve të ORL-së dhe kirurgjisë torakale për një menaxhim sa më efektiv të pacientëve.
Ky sukses pasqyron cilësinë e lartë të kërkimit shkencor, angazhimin akademik dhe mbështetjen e vazhdueshme që UMT ofron për zhvillimin e inovacionit në fushën e shëndetësisë.