Tryeza e rrumbullakët mbi sigurinë dhe shëndetin në punë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, me pjesëmarrjen e ekspertëve kombëtarë e ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Rektori theksoi përkushtimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për zhvillimin e dijes dhe përgatitjen e profesionistëve të shëndetit, duke nënvizuar se siguria në punë është prioritet për cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e punonjësve.

UMT mbështet bashkëpunimet që forcojnë sistemin shëndetësor dhe rrisin standardet e mbrojtjes së shëndetit.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.