UMT pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë dhe Bioshkencat Translacionale – ICMTB 2026

Konferenca Ndërkombëtare për Mjekësinë dhe Bioshkencat Translacionale (ICMTB 2026) mblodhi së bashku akademikë, studiues, profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë tij për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë, kërkimit translacional dhe inovacionit biomjekësor.

Në konferencë mori pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, kërkimit shkencor dhe inovacionit në përballimin e sfidave të mjekësisë moderne. Ai vlerësoi konferencën si një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, forcimin e partneriteteve akademike dhe promovimin e ekselencës shkencore në funksion të përmirësimit të kujdesit shëndetësor.

Nëpërmjet mbështetjes së aktiviteteve të tilla shkencore, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në promovimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik, në funksion të avancimit të arsimit mjekësor dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.