Një tjetër kontribut në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe mbështetjes së studimeve të doktoratës, doktorantja Inva Gjeta po zhvillon projektin e saj kërkimor me temë:
“Vlerësimi i faktorëve të riskut që lidhen me mortalitetin, nëpërmjet aplikimit të sistemeve të pikëzimit PRIZM III dhe PIM 3, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike”
Studimi fokusohet në vlerësimin e faktorëve të riskut që lidhen me mortalitetin te pacientët pediatrikë të trajtuar në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike, përmes aplikimit të sistemeve të pikëzimit PRIZM III dhe PIM 3.
Kërkimi synon të ofrojë të dhëna mbi përdorimin e këtyre sistemeve në vlerësimin e rëndesës së gjendjes klinike dhe identifikimin e faktorëve të lidhur me prognozën e pacientëve, duke kontribuar në pasurimin e evidencës shkencore në fushën e kujdesit intensiv pediatrik.
Ky projekt përfaqëson një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e terapisë intensive pediatrike dhe vlerësimit prognostik, me fokus në përmirësimin e njohurive dhe praktikave klinike.