Në kuadër të Programit Kombëtar të Studimeve të Doktoraturës për vitin 2026, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), me Vendimin nr. 38, datë 06.11.2026, të Bordit të Administrimit, ka shpallur fituese për financim të 10 projektet e paraqitura nga doktorantët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke arritur një normë financimi prej 100%.
Projektet përfshijnë tema kërkimore në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe shkencave shëndetësore, duke trajtuar problematika klinike, diagnostikuese, terapeutike dhe farmaceutike.
Më poshtë paraqiten doktorantët përfitues të granteve, temat e projekteve të tyre kërkimore dhe udhëheqësit shkencorë:
| Nr. | Doktoranti | Tema e projektit kërkimor | Udhëheqësi shkencor |
| 1 | Griselda Toçi | Ecuria afatshkurtër dhe afatmesme tek infantët me atrezi ezofagu | Prof. Asc. Saimir Heta |
| 2 | Armela Bara | Ndikimi i terapisë së lojës në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit te fëmijët e shtruar në spital me sëmundje kronike, një perspektivë infermierore | Prof. Asc. Yllka Themeli |
| 3 | Ferdiola Gjonaj | Kirurgjia estetike e fytyrës | Prof. Asc. Vladimir Filaj |
| 4 | Rozela Tarazhi | Prania dhe roli i çrregullimit të hiperaktivitetit dhe vëmendjes së pamjaftueshme tek adoleshentët me çrregullime të humorit në Shqipëri | Prof. Dr. Ariel Çomo |
| 5 | Gerta Elezaj | Strategjia terapeutike dhe cilësia e jetës në një kohort pacientësh me kancer gjiri të nëntipit “Triple Negative” | Prof. Dr. Albana Fico |
| 6 | Desantina Lisha | Mikrokapsulimi me polimerë organikë të ekstrakteve të Vaccinium myrtillus dhe formulimi i tyre në forma për përdorim të jashtëm | Prof. Asc. Entela Haloçi |
| 7 | Etleva Gjurashaj | Trajtimi me injeksione intravitreale i edemës makulare në kuadër të diabetit dhe të AMD | Prof. Dr. Pajtim Lutaj |
| 8 | Anamaria Rama | Përdorimi i barnave antiepileptikë në neoplazitë cerebrale; a duhet ndryshuar praktika aktuale? | Prof. Dr. Artur Xumari |
| 9 | Ilirjana Agolli | Vëmendja për sistemin endokrin në dekursin e sëmundjes së djegies. Roli dhe impakti i tiroksinës, kortizolit dhe hipoglicemisë në personat me djegie | Prof. Dr. Gjergji Belba |
| 10 | Ina Çeka | A performojnë implantet e veshura më mirë se ato prej titani? | Prof. Dr. Vera Ostreni |
Financimi i këtyre projekteve krijon mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në kuadër të studimeve të doktoraturës, mbështetjen e studiuesve të rinj dhe trajtimin e çështjeve me rëndësi për mjekësinë dhe shëndetin publik.