HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN “G. D’ANNUNZIO” CHIETI–PESCARA, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+.

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për studentët për mobilitet në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor, Master, PhD)

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 5 muaj
  • Mobiliteti duhet të realizohet në semestrin e parë të vitit akademik 2026/2027 ( 01.10.2026-28.02.2027)

Numri i kuotave:

  • 2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). 

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali si dhe programet e studimit, klikoni më poshtë:

https://en.unich.it

https://www.unich.it/international/international-students/courses-held-english

https://en.unich.it/teaching/academic-programs

https://unich.coursecatalogue.cineca.it

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i Aplikimit; Kliko këtu
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Kopje të diplomës paraardhëse;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Italisht B1) e njësuar me origjinalin;
  • Formulari i Aplikimit. Kliko këtu

 Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 28.05.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj