Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mobilitet në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali në kuadër të programit Erasmus+.

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për studentët për mobilitet në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor, Master, PhD)

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 5 muaj
  • Mobiliteti duhet të realizohet në semestrin e parë të vitit akademik 2026/2027

( 01.10.2026-28.02.2027)

Numri i kuotave:

  • 2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). 

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali si dhe programet e studimit, klikoni më poshtë:

https://en.unich.it

https://www.unich.it/international/international-students/courses-held-english

https://en.unich.it/teaching/academic-programs

https://unich.coursecatalogue.cineca.it

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

 Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 11.05.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj