HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN L’AQUILA, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+.

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin L’Aquila, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (Cikli II)

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 2 – 5 muaj
  • Mobiliteti duhet të realizohet në semestrin e parë/dytë të vitit akademik 2026/2027

Numri i kuotave:

  • 2 (dy)
  • Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti pritës

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). 

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane dhe Angleze, që ofron Universiteti i L’Aquila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://univaq.coursecatalogue.cineca.it

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i Aplikimit; Kliko këtu
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze (Formati Europass) Kliko këtu
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Plani i mobilitetit; Kliko këtu
  • Kopje të diplomës dhe Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Vërtetim studenti (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Italisht B1) e njësuar me origjinalin;
  • Formulari i Deklarimit. Kliko këtu

 Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 23.07.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj